ÇA KA 3

Ça ka 3 - Buna Haraqija, gënjeshtra e 1 Prillit dhe "ndodhitë" me Jonin

Buna Haraqija vjen në edicionin më të ri të emisionit “Ça ka 3” për të treguar rrugëtimin e saj si volejbolliste e klubit “Vëllaznimi”. Sportistja e re që nga mosha 15-vjeçare është po ashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës në volejboll.

Përveç saj, në “Ça ka 3” të dielën pati edhe shumë materiale të tjera. Në rubrikën “N’kuti”, i riu Andrin Kabashi tregoi 3 gjëra që do t’i ndryshonte në Prishtinë.

Edhe këtë herë, rubrika “Ça ndodhi?” erdhi me shumë “ndodhi” interesante. Ndërkohë qytetarët i besuan gënjeshtrës së 1 Prillit të emisionit “Ça ka 3”, sipas së cilës vendi do të hyjë në karantinë. Reagimet e qytetarëve mund t’i ndiqni në videon e mësipërme.