ÇA KA 3

“Ça ka 3” rikthehet pas 16 vjetësh

Ishte viti 2002 kur 4 të rinj u bënë bashkë për të krijuar emisionin për të rinj “Ça ka 3”, i cili u transmetua për disa vjet në KTV. Tema të ndryshme u shtjelluan e personalitete shumë interesante qenë pjesë e emisionit.

Pas 16 vjetësh, ky emision për të rinj u rikthye në Kohavision. Me autor Jon Krasniqin, emisioni u kushtohet tërësisht të rinjve. Është magazina javore në KTV, e cila u dedikohet adoleshentëve. Preokupimet e tyre, aktivitetet dhe gjithçka rreth adoleshentëve të Kosovës i gjeni çdo të diel në ekranin e KTV-së, prej orës 17:15.

Ndërsa, në video ju mund të ndiqni një intervistë me Rea Surroin, e cila dikur ishte autore e “Ça ka 3”, ndërsa sot është producente ekzekutive e KTV-së.