Chatroom

ChatRoom – A besoni në besëtytni? – 20.03.2023

Me një energji super pozitive nisi një javë e re në ChatRoom.

Me plot disponim, muzikë, informacione të reja nga showbiznesi dhe jo vetëm ishte e mbushur pjesa e parë e këtij edicioni të ChatRoom-it. 20 marsi pos tjerash, njihet edhe si Dita Botërore e Ravioli-t, prandaj mysafir në studio ishte Ardian Thaçi nga Pastatore.

Si çdo të hënë tjetër, pjesë e emisionit ishte edhe rubrika Retro.

Kësaj radhe komentuam këngët e artistës shumë të pëlqyer, Elvana Gjata.

Emisioni përfundoi me telefonatat e shikuesve tanë, të cilët ju pergjigjën temës ‘’A besoni në besëtytni?’’

Bashkë shihemi nesër!