Botërori 2018

Dzagoev synon kthimin në fazën nokaut

Descriptive Text

Mesfushori rus Alan Dzagoev po shpreson që Rusia të arrijë në fazën nokaut dhe ai të ndihmojë përfaqësuesen nga ajo fazë.

Dzagoev mori lëndim muskulor të enjten në ndeshjen hapëse të Botërorit që Rusia e fitoi 5:0 ndaj Arabisë Saudite, transmeton “Koha Ditore”. Ai u largua nga fusha në minutën e 23-të të asaj ndeshjeje.

Është thënë se ai mund të kthehet në 1/8 e finales, në rast se Rusia arrin në atë fazë.

“Unë shpresoj të jem në gjendje të luaj, pasi mjekët kanë thënë se nëse arrijmë në fazën nokaut ndoshta do të mund të luaj”, ka thënë Dzagoev përcjellin mediumet lokale.

Dzagoev ka pranuar se lëndimi ka qenë goditje e rëndë, pasi turneu më i rëndësishëm i jetës po i kalon. Ai nuk do të udhëtojë në St. Petersburg për ndeshjen që Rusia e luan të martën kundër Egjiptit.