Coutinho thotë se ndaj Zvicrës kishte shumë gjëra pozitive Foto: Reuters

Coutinho thotë se ndaj Zvicrës kishte shumë gjëra pozitive

17 qershor 2018 23:42

Mesfushori i Brazilit, Philippe Coutinho, ka vlerësuar pozitivisht lojën kundër Zvicrës, në të cilën ai shënoi një super gol nga distanca, 1-1.

"Mendoj se ekipi ynë ka luajtur mirë. Kemi pasur shumë momente pozitive në ndeshje. Sigurisht që duam të fitojmë, por Kupa Botërore përbëhet nga tre ndeshje dhe duam të fitojmë dy të tjerat”, u shpreh ai pas takimit, transmeton kp.

Përkundër që trajneri i Brazilit, Tite u shpreh i pakënaqur me atë që bëri në fushë ekipi i tij, kështu nuk mendon edhe Coutinho.

"Jam i lumtur që shënova gol, por gjëja kryesore është skuadra. Në një ndeshje varet nga mënyra se si vepron kundërshtari dhe se si ata janë të pozicionuar. Jemi përpjekur për të krijuar raste të mira. Ka pasur shumë gjëra pozitive, por duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha ylli i Barcelonës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme