Petkoviq i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të tij Foto: Reuters

Petkoviq i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të tij

17 qershor 2018 23:02

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviq tha se ndihet krenar dhe i kënaqur me disiplinën e treguar në fushë nga të përzgjedhurit e tij në barazimin kundër Brazilit.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve përfundoi sonte pa fitues 1:1 dhe zviceranët mund të ndihen me plot fat që nuk pësuan pasi brazilianët krijuan raste të shumta për shënim.

"Ne kemi punuar kolektivisht dhe kohezivisht. Nuk kam parë ndonjë gabim të keq dhe ka pasur shumë kartonë të verdhë. Shpresoj se ata do të fillojnë të na marrin seriozisht, nganjëherë nëse ka mungesë njohjeje, kjo është për të ardhur keq, sepse ne kemi luajtur shumë mirë”, tha Petkoviq.

Ai ka lavdëruar repartin e mbrojtjes, e cila me sukses kreu detyrën e saj duke ndalur futbollistin Neymar, që konsiderohej si rreziku më i madh për portën zvicerane, transmeton kp.

"Shumica e dueleve me Neymar u fituan në një mënyrë shumë të pastër dhe ishte një nga përbërësit kyç për neutralizimin e tij", ka thënë Petkoviq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme