Botërori 2018

Xhaka: Fillim i mirë i Botërorit

Granit Xhaka është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Brazilit, në ndeshjen e parë të tyre në Botërorin “Rusia 2018”.

Përmes një postimi në Instagram mesfushori i kombëtares zvicerane ka shkruar se është krenar për këtë fillim, pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit, transmeton Koha.net.

“Thamë se do të luftojmë, dhe këtë kemi menduar. Fillim i mirë i Botërorit dhe jemi krenarë ta bëjmë këtë për të gjithë ju”, ka shkruar Xhaka.