Botërori 2018

Lozano: Fitore historike për Meksikën, ishim të shkëlqyeshëm

Descriptive Text

Autori i golit kundër Gjermanisë është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes, të cilën kombëtarja meksikane e fitoi me rezultat 1:0.

Hirving Lozano tha se ekipi i tij luajti shkëlqyeshëm, duke bërë një punë të mrekullueshme, e cila iu shpagua me marrjen e tri pikëve të mëdha, transmeton kp.

“Nuk e di nëse kjo është fitorja më e madhe në historinë e Meksikës, por njëra nga më të mëdha me siguri. Është e mahnitshme kur filloni ndeshjen si duhet kundër kampionit botëror”, tha ai pas takimit.

"Jemi shumë të lumtur, shokët e ekipit tim dhe unë bëmë një punë të shkëlqyer me zemrat tona dhe ky është rezultat i gjithë kësaj pune të vështirë”, shtoi Lozano.