Botërori 2018

Sot shqiptarët e Zvicrës takohen me kampionin e pesëfishtë botëror

Futbollistët shqiptarë të Zvicrës sot do të zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Takimi i parë i tyre në Rusi është kundër kampionit të pesëfishtë botëror, Brazilit. Ndeshja e vlefshme për Grupin E nis në orën 20:00 në Rostov Arena.

Te Zvicra pritet të luajnë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemaili.

Përpos kësaj ndeshje, dy ekipet tjera të Grupit E, Serbia dhe Kostarika luajnë me fillim prje orës 14:00.

Nga ora 17:00, kampioni aktual takohet me Meksikën.