Botërori 2018

Griezmann kërkon nga Franca të luajë më mirë në ndeshjet e tjera

Antoine Griezmann është i kënaqur me fitoren e Francës në ndeshjen e sotme kundër Australisë, megjithatë ka theksuar se kombëtarja e tij duhet të luajë më mirë në dy sfidat e ardhshme të Botërorit.

Në Grupin C “Tre Kolorët” tani janë në krye me tre pikë, kurse do të përballen në ndeshjet e ardhshme ndaj Perusë dhe Danimarkës, transmeton Koha.net.

Griezmann ishte një nga golashënuesit në fitoren prej 2 me 1 ndaj Australisë, në ndeshjen e parë t tyre në Botërorin e Rusisë.

“Kemi edhe shumë për të punuar, mundemi dhe duhet të luajmë më mirë. Fitorja është më e rëndësishmja në fund, do të jemi më të mirë në ndeshjen e dytë, do të jetë ndeshje e komplikuar por duhet të jemi gati”, është shprehur ylli i Atletico Madridit për TF1.