DASH njofton për sulme të mundshme terroriste në Kampionatin Botëror

DASH njofton për sulme të mundshme terroriste në Kampionatin Botëror

16 qershor 2018 15:18

Departamenti amerikan i Shtetit ka tërhequr vërejtjen për sulm terrorist ndaj Kampionatit Botëror, që sivjet po mbahet në Rusi.

Në një njoftim të zakonshëm për udhëtime ndaj shtetasve amerikanë, departamenti i Shtetit ka theksuar se duhet të ketë kujdes në udhëtimet për në Rusi.

“Ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë cak potencial i sulmeve terroriste”, u tha në njoftim.

“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë ngjarjet e ndryshme si stadionet dhe pikat turistike, lokacionet e transporteve dhe vendeve të tjera publike”, u tha në njoftim, transmeton rel.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit, që nga viti i kaluar.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar dhjetëra mijëra staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë nikoqir të kampionatit.

Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore.

Shteti Islamik ka kërcënuar Rusinë që nga intervenimi më 2015 në ndihmë të qeverisë siriane kundër grupit terroristë dhe grupeve të tjera rebele.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme