Botërori 2018

Franca sulmon Australinë me tre supersulmues

Descriptive Text

Franca ka humbur vetëm një prej 12 ndeshjeve të fundit, dhe është prej favoriteve për të triumfuar në Kupën e Botës.

Por përzgjedhësi Didier Deschamps po shikon që në ndeshjen e parë të turneut të startojë me formacion të ri, në "betejën" e tij që të nxjerrë më të mirën prej ekipit të ri, të gjallë dhe emocionues, transmeton Koha Ditore.

Pasi provoi sistemin 4-4-2, që dukej paksa i tejkaluar, ai pritet të vendosë për sistemin 4-3-3, me një treshe të jashtëzakonshme në vijën e sulmit, që përbëhet nga lojtarë shumë të vlerësuar si Kylian Mbape, Ousmane Dembele e Antoine Griezmann.

Derisa Deschamps ka pasur gjashtë vjet në dispozicion për të formësuar ekipin, përzgjedhësi i Australisë, Bert van Marwjk ka pasur vetëm katër miqësore.

Ai mori drejtimin e Australisë në nëntor, pas dorëheqjes së Ange Postecoglout. Pas humbjes në ndeshjen e parë, australianët kanë impresionuar nën urdhrat e holandezit, duke i fituar tri ndeshjet e tjera.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).