Botërori 2018

Egjipti nuk i reziston Uruguait

Jose Maria Gimenez i ka sjellë fitoren Uruguait në përballjen e vështirë ndaj Egjiptit.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar realizoi me kokë kur po zhvillohej minuta e 90 e takimit në të cilin mungoi ylli egjiptian Mohamed Salah që ishte i gatshëm për takim, por nuk u inkuadrua në lojë.

Portieri egjiptian El Shenavy priti tri raste të sigurta të Luis Suarezit e Cavanit, por goditja me kokë e mbrojtësit të Atletico Madridit ishte e pandalshme për të siguruar një pikë të artë nga ky takim.

Me këtë fitore Uruguai është në pozitën e dytë të grupit A ndërsa këtij grupi i prin Rusia që të enjten mposhti Arabinë Saudite me rezultat 5 me 0.


Egjipti nuk rrezikon për inkuadrimin e Salahut

Egjipti nuk ka rrezikuar për inkuadrimin e Mohamed Salahun kur po zhvillohen dhjetë minutat e fundit të takimit me Uruguain.

Egjiptianët kanë kryer tri zëvendësimet, por nuk kanë inkuadruar yllin e tyre Salahun që sapo është rikuperuar nga lëndimi në krah.

Image

Egjipti pa Salahun mbahet në pjesën e parë

Image

Pjesa e parë mes Egjiptit dhe Uruguait është mbyllur pa gola me latino-amerikanët që kanë dominuar në këtë pjesë, por egjiptianët pa yllin e tyre Mohamed Salah që është në bankë rezervë, ishin të përqendruar në mbrojtje.

Uruguai rrezikoi dy herë me një goditje nga distanca nga Edinson Cavani ndërsa Luis Suarez nga afërsia nuk realizoi pas një rrëmuje të krijuar në zonën e Egjiptit.