Portugalia synon befasinë në Botëror, Silva nuk i frikësohet Spanjës

Portugalia synon befasinë në Botëror, Silva nuk i frikësohet Spanjës

14 qershor 2018 21:39

Kombëtarja e Portugalisë është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë në Kampionatit Botëror, që e zhvillon ndaj Spanjës.

Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Sivla, ka folur për ndeshjen e parë ndaj Spanjës, duke treguar se synojnë fitore.

“Nëse luajmë mirë dhe jemi në nivelin tonë atëherë mund të fitojmë ndaj Spanjës. Duhet të përqendrohemi maksimalisht pasi dihet që Spanja ka një skuadër shumë të mirë por nëse arrijmë të luajmë lojën tonë besoj se do të dalim fitues nga ky takim”,deklaroi Silva.

Ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës luhet të premten nga ora 20:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme