Argjentina gati për Kampionatin Botëror, Caballero synon trofeun e çmuar

Argjentina gati për Kampionatin Botëror, Caballero synon trofeun e çmuar

14 qershor 2018 21:38

Dy herë kampioni i botës, Argjentina, ka zhvilluar stërvitjen e radhës para fillimit të Kupës së Botës.

Argjentina ndeshjen e parë në kuadër të Botërorit, e luan ndaj Islandës, të shtunën në stadiumin e Spartak Moskës.

Portieri i argjentinasve Willy Caballero beson se skuadra e tij është në rrugën e duhur në Kupën e Botës.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe shpresojmë ta nisim me fitore qysh nga ndeshja e parë. Jemi duke punuar shumë që të rritim nivelin tonë dhe për të pasur një fillim sa më të mirë”, deklaroi Caballero.

Trajneri Jorge Sampaoli së fundi ftoi në kombëtarja Enzo Perezin për ta zëvendësuar të lënduarin Manuel Lanzini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme