Vazhdojnë kritikat për Ozilin dhe Gundoganin, Low u del në mbrojtje lojtarëve

Vazhdojnë kritikat për Ozilin dhe Gundoganin, Low u del në mbrojtje lojtarëve

14 qershor 2018 21:29

Mesfushorët e Gjermanisë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan janë kritikuar jashtëzakonisht shumë pas fotove të postuara me presidentin turk Tayyip Erdogan.

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur për dyshen duke shpresuar që paraqitja e lojtarëve të jetë në nivel të lartë në Botëror.

“Detyra ime është të sjell në formën më të lartë të dy lojtarët që të jenë sa më të përgatitur për ndeshje. Ata ndodhsha do të fishkëllehen në ndeshjen e ardhshme, por unë nuk mund të ndikoj në fishkëllime, por do të dëshiroja të ishte ndryshe”, deklaroi Low.

Shumë tifozë dhe politikanë në Gjermani reaguan pas fotove të postuar nga dyshja e lojtarit duke kërkuar largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme