Paulinho kërkon suksese me Brazilin në Rusi

Paulinho kërkon suksese me Brazilin në Rusi

14 qershor 2018 21:24

Kombëtarja e Brazilit ka vazhduar përgatitjet në Soçi për ndeshjen ndaj Zvicrës, që zhvillohet të dielën.

Mesfushori brazilian Paulinho, beson se skuadra ka lënë problemet pas dhe janë duke e menduar vetëm triumfin në Kupën e Botës.

“Kemi lënë pas të kaluarën dhe tani kemi një mundësi të re. Duhet ta shfrytëzojmë këtë së bashku me shokët e ekipit. Jemi përgatitur maksimalisht që të paraqitemi sa më mirë”, deklaroi Paulinho.

Brazili është në grupin E, së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme