Botërori nis me fitore të thellë të nikoqirit Foto: Reuters

Botërori nis me fitore të thellë të nikoqirit

14 qershor 2018 17:15

Nikoqiri Rusia e ka nisur mirë Kampionatin Botëror 2018, duke e mposhtur në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite.

Në ndeshjen e zhvilluar në Moskë kombëtarja ruse shënoi fitore bindëse me rezultat prej 5 me 0, ndërsa dominuan kundërshtarin përgjatë tërë takimit, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi me kokë Yury Gazinskiy, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.

Epërsinë e dyfishoi me një gol shumë të bukur ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev, i cili shënoi edhe një gol spektakolar në minutën e 90+1 për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kurse golin e tretë e kishte shënuar Artem Dzyuba. E golin e fundit e shënoi Golovin nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+5.

Në krye të Grupit A tani Rusia është lider, përderisa në të njëjtin grup përballen nesër Uruguai e Egjipti.


Rusia trefishon epërsinë ndaj Arabisë Saudite

Artem Dzyuba ka realizuar golin e tretë për Rusinë në ndeshjen hapëse të Botërorit ndaj Arabisë Saudite.

Ai realizoi në minutën e 72-të pas asistimit nga Aleksandr Golovin.

Rusia po udhëheq 3 me 0 në ndeshjen e parë të Grupit A.

 


 

 


Rusia dyfishon epërsinë, gol i bukur nga Cheryshev

Rusia ka shënuar një gol shumë të bukur për epërsinë e dytë ndaj Arabisë Saudite.

Ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev shënoi supergol duke bërë veprim të jashtëzakonshëm brenda zonës së rreptësisë.

Kjo është ndeshja hapëse e Botërorit “Rusia 2018”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2 me 0. 


Goli i parë në Botëror

Rusia ka kaluar në epërsi ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen hapëse të Botërorit “Rusia 2018”.

Ishte ylli i Krasnodarit, Yury Gazinskiy ai që shënoi golin e parë të Botërorit 2018, transmeton Koha.net.

Ai shënoi në minutën e 12 me një goditje me kokë, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme