Nis Botërori “Rusia 2018” Foto: Reuters

Nis Botërori “Rusia 2018”

14 qershor 2018 16:54

Ka nisur Kampionati Botëror “Rusia 2018”. Ndeshja e parë e Botërorit zhvillohet mes Rusisë si nikoqire dhe Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme për Grupin A.

Ky kampionat hapet në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Dy ekipet tjera të Grupit A janë Uruguai dhe Egjipti.

Rusia dhe Arabia Saudite janë dy kombëtaret me rangun më të ulët në këtë Kampionat Botëror, me Rusinë që është e 70-a dhe Arabia Saudite që është e 67-a.

Formacionet zyrtare të ndeshjes janë:

Rusia:

Akinfeev, Zhirkov, Ignashevich, Kutepov, Fernandes, Zobnin, Gazinskiy, Golovin, Dzagoev, Samedov, Smolov.

Arabia Saudite:

Al Muaiouf, Al Shahrani, Hawsawi, Hawsawi, Al Burayk, Al Shehri, Al Jassim, Al Faraj, Otayf, Al Dawsari, Al Sahlawi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme