Fillon ceremonia hapëse e Botërorit

Fillon ceremonia hapëse e Botërorit

14 qershor 2018 16:35

Ka filluar ceremonia hapëse e Botërorit “Rusia 2018”.

Ishte ylli anglez i muzikës, Robbie Williams ai që e ka bërë hapjen e kësaj ceremonia duke interpretuar këngët e tij, transmeton Koha.net.

Për një muaj sa do të zgjasë Botërori, mbi një milion tifozë të huaj do të kenë mundësi të shohin ndeshje të bukura, të vizitojnë Rusinë dhe të jenë pjesë e festave të çmendura, shkruan Koha Ditore.

Për këtë ngjarje, Rusia ka investuar rreth 13 miliardë dollarë në 11 qytete, ka angazhuar mijëra vullnetarë dhe me këtë po mundohet që tifozët t'i bindë të kthehen edhe herë të tjera në Rusi. Në Kupën e botës do të marrin pjesë 32 përfaqësuese.

Ndeshja e parë luhet sot në Moskë nga ora 17:00, ndërmjet Rusisë e Arabisë Saudite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme