Botërori 2018

Për shumicën e rusëve botërori është i pakapshëm

Me gjithë reshjet e mëdha të shiut, qindra tifozë janë tubuar për të shikuar një ndeshje futbolli në fshatin Fedino.

Ekipi i këtij fshati po luan kundër një ekipi tjetër lokal nga rajoni i Moskës, në kuadër të turneut të rrethinës. Fshatarët janë të "armatosur" me ombrella dhe fara luledielli, transmeton Koha Ditore.

Në tribuna gjendet një nënë e re, e cila sapo kishte marrë djalin e saj nga stërvitjet. Pak hapa larg saj është një grup i vogël spektatorësh, që nga tribunat u japin udhëzime futbollistëve në fushë, teksa ndeshja fillon të bëhet interesante.

Në mesin e lojtarëve, në fushë është edhe kapiteni i Fedino Football Club.

"Futbolli është jeta jonë", shpjegon Vladimir Murashov gjatë pushimit midis pjesëlojëve.

Vlamidiri është lindur në fshatin Fedino, dhe ka luajtur për ekipin prej kur ishte tinejxher.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).