Botërori 2018

Japonia shpreson të ketë lënë prapa problemet që e ndoqën para Botërorit

Përgatitja relativisht rutinore e Japonisë për Kupën e Botës është shkundur në mënyrë dramatike nga vendimi i befasishëm për të shkarkuar seleksionuesin Vahid Halilhoxhiq, dy muaj para Botërorit.

Pasi udhëhoqi Japoninë drejt kualifikimit në Botërorin e gjashtë rresht, boshnjaku u shkarkua dhe u zëvendësua nga ish-drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Japonisë (JFA), Akira Nishino, transmeton Koha Ditore.

Presioni është tash te Nishino që të ndërtojë marrëdhënien mes lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, dhe të justifikojë vendimin e marrë nga krerët e federatës për të bërë ndërrim trajneri vetëm dy muaj para Botërorit.

Një pjesë e arsyes prapa shkarkimit të Halilhoxhiqit ishte një seri e rezultateve të dobëta në miqësoret që kur përfaqësuesja u kualifikua në Botërorin në Rusi, në gusht të vitit 2017. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).