Behrami shpreson ta shijojë Botërorin e tij të fundit

Behrami shpreson ta shijojë Botërorin e tij të fundit

14 qershor 2018 09:40

Valon Behrami po bëhet gati të luajë një ndeshje të madhe në hapje të kampionatit botëror "Rusia 2018". Zvicra, të cilën e përfaqëson tash e shumë vjet, do të luajë kundër një prej favoritëve për ta fituar Botërorin që nis të enjten (sot) dhe përfundon më 15 korrik në Rusi.

Zvicra kundërshtar të parë në fazën e grupeve do ta ketë Brazilin. Kjo ndeshje do të luhet të dielën nga ora 21:00, në kuadër të Grupit E. Për Behramin 33-vjeçar do të jetë botërori i katërt, me gjasë edhe i fundit në karrierën e tij si futbollist, transmeton Koha Ditore.

Ai po shpreson të shijojë në maksimum këtë ngjarje. Mesfushori defensiv është i vetmi në Përfaqësuese të Zvicrës që ka tre botërorë pas vetes. Ka luajtur edhe në "Gjermania 2006", "Afrika e Jugut 2010" dhe "Brazili 2014".

Futbollisti i lindur në Mitrovicë të mërkurën në një intervistë dhënë gazetës, nga Rusia, është shprehur i lumtur që ka mundësinë të ndiejë sërish emocionet e ngjarjes më të madhe të futbollit.

"Ky mund të jetë botërori im i fundit në Rusi. Është i katërti dhe mburrem me karrierën time. E kam arritur falë punës. Kam fatin t'i shijoj për herë të katërt emocionet e botërorit. Edhe tash si tre botërorët e kaluar emocionet janë të mëdha dhe nuk mund të përshkruhen me fjalë. Mezi pres të nisë dhe unë do ta jap maksimumin. Jam i lumtur që po bëhem pjesë e historisë së futbollit të Zvicrës", ka thënë Behrami.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme