Rusia ngre skenën e madhe për futboll dhe festë

Rusia ngre skenën e madhe për futboll dhe festë

14 qershor 2018 08:20

Skena e madhe është gati. Moska, por edhe Rusia në përgjithësi, prej të enjtes (sot), për një muaj rresht, do të jetë qendër e botës.

E tillë do të jetë për shkak të futbollit, sportit numër një në botë, që edhe njëherë do të bashkojë njerëzit. Do të bashkojë botën, në mënyrën e tij, transmeton Koha Ditore.

Pikënisja është në stadiumin me 80 mijë vende, Luzhniki në Moskë. Në Luzhniki do të bëhet edhe përmbyllja, më 15 korrik. Por deri atëherë do të luhen 62 ndeshje në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme të Rusisë. Në to do të paraqiten futbollistët më të mirë në botë.

Shumë synojnë të konfirmojnë vlerat dhe të sjellin gëzim në vendet e tyre me sukses në ngjarjen më të madhe. Të tjerë botërorin e shohin si rast për të dalë në pah në skenën e madhe.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme