Ekaterinburg, mikpritje e veçantë

Ekaterinburg, mikpritje e veçantë

13 qershor 2018 20:39

Qendra e qytetit rus, Ekaterinburg, është duke premtuar mikpritje në Ural, një përzierje e re dhe e vjetër e një stadiumi të pazakontë për vizitorët që do të vijnë në ndeshjet e Kupës së Botës.

Stadiumi qendror, shtëpia e FC Ural, ka dy tribuna të përkohshme të ndërtuara prapa golave, që është e veçuar nga fusha.

12 mijë ulëset do t’iu japin tifozëve eksperiencë unike, derisa do ta shohin Egjiptin kundër Uruguait, Francën kundër Perusë, Suedinë ndaj Meksikës dhe Japoninë përballë Senegalit.

Qyteti i katërt më i madh në Rusi dhe qendër industriale dhe minierash, Yekaterinburg, është edhe shtëpia e rreth 1.5 milion njerëzve.

Ndër destinacionet e mundshme janë Kisha mbi Gjakun në Nderim të te Gjithë Shenjtorëve të Shndritshëm në Tokën Ruse (Kisha e të Gjithë Shenjtorëve). Kjo ndërtesë shënon shenjtërinë e carëve Romanov, që u ekzekutuan në qytet në vitin 1918.

Yekaterinburg gjithashtu mburret me rrokaqiellin e dytë më të lartë në Rusi jashtë Moskës, një liqen piktoresk dhe një monument për “The Beatles”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme