Botërori 2018

Arabia Saudite, gati për ndeshjen e parë

Descriptive Text

Arabia Saudite ka ushtruar në stadiumin e Zenitit të Petersburgut para ndeshjes hapëse me Rusinë në Kupën e Botës.

Skuadra e Juan Antonio Pizzit po paraqitet në Botëror për herë të parë që prej vitit 2006, kur u largua nga gara si e fundit në grup për herë të tretë rresht në një Kupë të Botës.

Pizzi, i lindur në Argjentinë, që e mori Arabinë Saudite në nëntor të vitit 2017, në të kaluarën ka qenë mesfushor i përfaqësueses së Spanjës, dhe së fundmi e ka drejtuar Kilin në finale të Kupës së Amerikës dhe në finale të Kupës së Konfederatave.

Ndeshja hapëse kundër Rusisë do të jetë shumë e rëndësishme për Pizzin dhe përfaqësuesen që ai e drejton, ndërsa ekipi i tij shpreson në rezultat pozitiv.

Më pas, takimi i Arabisë Saudite me rivalin, Egjiptin, do të jetë në mesin e përballjeve më të ndjekura në Lindjen e Mesme.