Portugalisë nuk i interesojnë problemet e Spanjës

Portugalisë nuk i interesojnë problemet e Spanjës

13 qershor 2018 14:16

Portugalia duhet të fokusohet në vetvete dhe mos të dekoncentrohet nga çështjet e ekipeve tjera, ka thënë mesfushori Bernardo Silva, para gazetarëve në qendrën stërvitëse të skuadrës të mërkurën.

I pyetur për trajnerin spanjoll, Julen Lopetegui, si trajner i ri i Real Madridit, Silva ka thënë se kapiteni portugez Cristiano Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit duhet të jenë 100% e fokusuar në vetvete, dhe jo në trajnerin dhe fansat e tyre, transmeton Sporti në KTV.

Futbollisti i Manchester Cityt më pas shtoi se përbërja e ekipit spanjoll është shumë e përgatitur dhe me eksperiencë, ka lojtarë të klasit botërorë, të cilët janë të mësuar edhe në këso lloj situatash dhe nuk do të ndikohen nga lajmet.

Megjithatë, Silva shtoi se edhe pse Spanja është ndër përfaqësueset pretendente për titull të Kupës së Botës, nëse portugezët mbeten të fokusuar në lojën e tyre, Kampioni Evropian Portugalia mund t’i mposhtë ata në ndeshjen hapëse.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme