Një Botëror plot teknologji

Një Botëror plot teknologji

13 qershor 2018 10:23

Legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff dikur kishte thënë se "futbolli është lojë që e luan me trurin tënd".

Por tash është lojë ku është rritur ndikimi i teknologjisë. Kupa e Botës në Rusi do të shfaqë mënyra të reja për të ndihmuar trajnerët me pajisje teknologjike, ndërsa në fushë referët do të ndihmohen nga ndihmësit e videopërsëritjeve (VAR), transmeton Koha Ditore.

Në Kupën e Botës që është në prag, stafet e përfaqësueseve pjesëmarrëse do të marrin të dhënat statistikore në kohë reale përmes tableteve që do të përdorin. Katër vjet më parë këto të dhëna ekipet i merrnin pas pjesës së parë dhe në fund të ndeshjes.

"Softueri dhe infrastruktura që FIFA ka vendosur për Kupën e Botës 2018 u lejon të gjitha skuadrave qasje stabile dhe të rregullt mes analistëve të ndeshjeve të vendosur në tribuna dhe stafeve teknike në bankinat anash fushës", ka thënë zëdhënësi i FIFA-s. "Duke ofruar këtë platformë, secila skuadër që vendos të përdorë sistemin do të ketë kapacitetin e njëjtë për pranim të të dhënave vizuale dhe statistikore që mund të ndihmojnë për vendimmarrjet në ndeshje gjatë turneut". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme