Pesëshja e Marokut përfaqëson Holandën në Kupën e Botës

Pesëshja e Marokut përfaqëson Holandën në Kupën e Botës

13 qershor 2018 09:03

Kur holandezët të ulen për të shikuar hapjen e Kupës së Botës në Rusi të enjten, mungesa e skuadrës së tyre në listën e 32 shteteve pjesëmarrëse do të jetë një kujtim i hidhur se sa poshtë kanë rënë në renditjen botërore.

Mirëpo, lojtarët e lindur në Holandë me gjasë do të jenë në përbërje të Marokut kur të luajnë në ndeshjen e parë të Grupit B kundër Iranit në St. Petersburg të premten, duke u ofruar holandezëve një rast për të shikuar turneun me interesim pak më të madh, transmeton Koha Ditore.

Festimet në qytetet holandeze kur Maroku siguroi kualifikimin në Kupën e Botës, shfaqën emocionet në mesin e komunitetit prej 400 mijë sosh në Holandë. Dhe mbulimet në media në javët e fundit kanë dhënë një ndjenjë se pjesa e tjetër e Holandës është përcaktuar për Marokun gjatë botërorit.

Kontingjentet e lojtarëve të lindur në Holandë kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Marokut për më tepër se një dekadë dhe pesëshja Mbark Boussoufa, Karim El Ahmadi, Hakim Ziyech dhe vëllezërit Nordin e Sofyan Amrabat, pritet të kenë rol të madh në Rusi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme