Joachim Loew dhe luksi i jetëgjatësisë

Joachim Loew dhe luksi i jetëgjatësisë

13 qershor 2018 08:40

Joachim Loew dhe Vittorio Pozzo kanë një gjë të përbashkët. Pozzo ende është seleksionuesi me shërbimin më të gjatë në histori të futbollit evropian, pasi kaloi 19 vjet në krye të Italisë mes viteve 1929 - 1948 dhe është ende seleksionuesi i vetëm që fitoi dy herë rresht Kupën e Botës (1934 dhe 1938).

Por kur të vijë finalja e Kupës së Botës 2018 në Rusi më 15 korrik, Loew do të jetë trajneri me shërbimin më të gjatë në përfaqësuese evropiane, prej atyre që janë aktivë. Ai do të mbushë 12 vjet e tri ditë shërbim te Gjermania, transmeton Koha Ditore.

Dhe 58-vjeçari do të shpresojë që të jetë anash vijës në stadiumin Luzhniki në Moskë me mundësi për të përsëritur arritjen e Pozzos dhe të mbrojë titullin e botës.

Por dy trajnerët kanë edhe një gjë të përbashkët. Të dy vlerësohen vizionarë të futbollit e inovatorë që bëjnë planifikime afatgjate. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme