Botërori 2018

Zvicra merr 5 policë me vete në Rusi

Descriptive Text

Kombëtarja e Zvicrës ka mbërritur në Rusi e shoqëruar me policët e vet.

Zvicra ka krijuar një ekip prej 5 ekspertësh që do të shoqërojnë lojtarët në çdo dalje. Detyra e tyre primare është garantimi i sigurisë, sidomos në ndeshjet e ashtuquajtura me rrezik të lartë. Zëdhënësja e policisë zvicerane, Lulzana Musliu, u bëri thirrje tifozëve që të ndihen të sigurt pasi agjentët nuk do të ndërhyjnë në raste arrestimesh apo trazirash, por do të jenë aty për çdo përshkallëzim situate, raporton KTV.

Pesë policët që do të shoqërojnë ekipin zviceran janë ekspertë në çështjet e huliganizmit dhe të aftë që të zbulojnë elementët e rrezikshëm dhe ata që cenojnë sigurinë e ekipit.

Skuadra e policisë helvetike do të shërbejë për të distancuar elementët kriminalë, si dhe do të jetë një urë lidhëse mes tifozëve zviceranë dhe agjentëve rusë në rastet e organizimeve masive të tifozëve.