Botërori 2018

Messi po mendon të tërhiqet nga Përfaqësuesja pas Botërorit

Superylli argjentinas Lionel Messi ka dhënë sinjale se mund të tërhiqet nga Përfaqësuesja pas Kupës së Botës. Ai ka lënë të kuptohet se do të mbyll karrierën me Argjentinën pavarësisht nëse fluturon apo dështon në Rusi.

Messi, 30-vjeçar, fillimisht u tërhoq nga përfaqësuesja në vitin 2016 pasi Argjentina humbi finalen e tretë të madhe rresht në po aq vite, seri e zezë që nisi që me humbjen në finalen e Kupës së Botës të vitit 2014 dhe u pasua me dy finale rresht të humbura nga Kili në Copa America, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Në atë kohë, ai përmendi kritikat nga mediumet argjentinase si një nga arsyet kryesore për vendimin, por edhe pranoi se lodhja emocionale e humbjes së tri finaleve e kishte bërë të veten.

Ai ndërroi mendje gjashtë muaj më vonë dhe ndihmoi Argjentinën të kualifikohet në Kupën e Botës. Mirëpo Messi ka paralajmëruar mediumet se rrezikojnë të humbasin atë përfundimisht nëse kthehen në rrugën e vjetër dhe shkelin arritjet e lojtarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)