Botërori 2018

Salah: Jam i sigurt se do të jem në Botëror

Salah ka konfirmuar se do të jetë prezent me Egjiptin në Botëror.

Edhe pse pësoi një dëmtim serioz në shpatull, Mohamed Salah nuk dorëzohet dhe pavarësisht se mediat e japin si të sigurt mungesën e tij në Botërorin rus, sulmuesi i Liverpoolit është i sigurt se do të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Salah me një mesazh në Twitter ka lumturuar pa masë të gjithë tifozët egjiptianë të cilët dëshirojnë ta shikojnë me çdo kusht me fanellën e ekipit përfaqësues “faraonin” e tyre.

“Ishte një natë shumë e vështirë por unë jam një luftëtar. Pavarësisht probabilitetit, unë jam i sigurt se do të jem në Rusi për t’iu bërë të gjithëve të ndiheni të lumtur. Dashuria juaj do të më japë forcën e duhur për të cilën kam nevojë”, ka shkruar Salah në Twitter.