Botërori 2018

Deschamps: Ishim më të fortë se Kroacia

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, deklaroi pas finales së Botërorit, se të përzgjedhurit e tij nuk luajtën në mënyrë spektakulare, por ishin psikikisht më të fortë se Kroacia.

Franca u bë kampione sonte për herë të dytë në historinë e saj, pasi në finale mposhti Kroacinë me rezultat 4:2.

“Është një ekip shumë i ri dhe është e mrekullueshme që dikush në moshën 19 vjeç fiton titullin e kampionëve botërorë. E di që nuk kemi luajtur një lojë të përsosur, por kemi shënuar katër gola. Ishte shumë keq që humbëm titullin evropian dy vjet më parë, por ne jemi krenar për të qenë francez, rroftë Republika”, tha Deschamps, i cili u bë njeriu i tretë që fitoi titullin e kampionit të botës si trajner dhe lojtar.

Autori i golit të parë për francezët, Antoine Griezmann ishte shumë i lumtur pas ndeshjes.

“Unë nuk e di ku jam, po qaj nga gëzimi. Kroacia ka luajtur mirë, por ne kemi shënuar katër gola. Mezi po pres të kthehemi në Francë”, u shpreh ai.