Botërori 2018

Përveç trofeut të Botërorit, sot luhet edhe për “Topin e Artë”

Për kualitetin teknik, dy lojtarët që mund të vendosin këtë finale janë Kylian Mbappe dhe Lluka Modriq.

Sipas analistëve, një duel i tillë mund të vendosë edhe një vend për në “Topin e Artë”, transmeton ksp.

Sigurisht që për talentin e madh francez fitorja e këtij trofeu individual mund të jetë diçka shumë e vështirë, pavarësisht rendimentit fantastik në Botëror.

Dështimi europian me PSG-në peshon shumë. Më i mundshëm është një triumf i Modriqit nëse fiton Kroacia.

Sepse ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Por sigurisht që dy “gjenitë”, Ronaldo dhe Leo Messi, janë gjithmonë një hap përpara të gjithëve në këtë garë.