Botërori 2018

Belgjika e treta në Botëror

Belgjika ka fituar ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Belgët fituan 2 me 0 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Thomas Meunier dhe Eden Hazard shënuan golat për këtë fitore të belgëve.

Finalja e Botërorit zhvillohet të dielën. Takohen Franca me Kroacinë.


Hazardi dyfishon epërsinë për Belgjikën ndaj Anglisë

Eden Hazard ka dyfishuar epërsinë për Belgjikën në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Botërorin “Rusia 2018”.

Ylli i Chelseat shënoi në minutën e 82-të pas asistimit të Kevin De Bruynes.

Teksa kanë mbetur më pak se dhjetë minuta lojë, Belgjika po udhëheqë ndaj Anglisë 2 me 0.

 


 


45 minuta e ndajnë Belgjikën nga medalja e bronztë në Botëror

45 minuta lojë e ndajnë Belgjikën nga medalja e bronztë në Botëror.

Kombëtarja belge po udhëheq pas pjesës së parë, 1 me 0, ndaj Anglisë në kuadër të ndeshjes për vendin e tretë.

Thomas Meunier realizoi golin vetëm deri tash.


Belgjikës i janë dashur vetëm katër minuta lojë që të kalojë në epërsi ndaj Anglisë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë.

Thomas Meunier realizoi golin e epërsisë pas asistimit të Nacer Chadlit.

 


 


Formacionet zyrtare: Belgjikë – Angli

Një ditë para finales së Botërorit mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet dueli për vendin e tretë.

Për herë të dytë në këtë Kampionat Botëror do të takohen Belgjika dhe Anglia, por tani për vendin e tretë.

Ndeshjen e fazës grupore e fitoi Belgjika me rezultat 1 me 0.

Këto janë formacionet zyrtare:

Image

Image