Belgjika e Anglia kërkojnë bronzin në ndeshjen më të papëlqyer

Belgjika e Anglia kërkojnë bronzin në ndeshjen më të papëlqyer

14 korrik 2018 08:49

Futbolli nuk do të vjen në shtëpi. Ëndrrat e Anglisë për Kupë të Botës mund të kenë përfunduar nga kroatët dinakë, por çfarë turneu ishte për të luajtur të rinjtë e Gareth Southgate.

Odiseja ruse e tyre përfundon me ndeshjen, në të cilën askush nuk dëshiron të luajë. Ndeshja për vend të tretë e Anglisë ndaj Belgjikës do të jetë e dyta në këtë turne ndërmjet dy përfaqësueseve. Edhe ndeshja e parë nuk e kishte peshën e një ndeshjeje të zakonshme botërori. Të paktën një pjesë e vlerësimeve ishin të tilla.

Por ndeshja që luhet të shtunën (sot, 16:00) në stadiumin në St. Petersburg është më shumë peshë në garën për "Këpucën e Artë" të botërorit, në mes të Harry Kane të Anglisë dhe Romelu Lukakut të Belgjikës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme