Botërori impresiv mbyllet me finalen e merituar

Botërori impresiv mbyllet me finalen e merituar

14 korrik 2018 08:45

Kroacia shpreson se përkushtimi për të arritur suksesin më të madh sportiv në jetën e shkurtër të vendit do t'iu mundësojë lojtarëve të saj që të përballojnë lodhjen për një sulm të fundit ndaj Francës, të dielën në finale të botërorit të futbollit "Rusia 2018".

Njëjtë të përkushtuar, që edhe është e natyrshme për një finale botërori, janë lojtarët e Francës, që ende e vuajnë humbjen e finales së Evropianit dy vjet më parë. Te francezët ka vendosmëri të madhe për të mos lëshuar një rast tjetër të madh. Ndeshja finale e botërorit ndërmjet Francës e Kroacisë luhet të dielën (17:00) në stadiumin "Luzhniki" në Moskë.

Duke u paraqitur në finale për herë të parë, Kroacia sjell fytyrë të re të freskët në ndeshjen më të rëndësishme të ngjarjes sportive planetare më të përcjellë.

Vendi nga Ballkani, me popullsi prej katër milionë banorë, është i 13-ti që paraqitet në finale, por synon t'i bashkohet një grupi edhe më ekskluziv prej tetë anëtarëve që e kanë fituar trofeun.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme