Modriq: Në Angli na nënvlerësuan para gjysmëfinales

Modriq: Në Angli na nënvlerësuan para gjysmëfinales

12 korrik 2018 18:45

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, ka akuzuar mediat në Angli se e kanë nënvlerësuar skuadrën e tij para gjysmëfinales së Botërorit, të mërkurën.

Anglia konsiderohej favorit për të kaluar në finale të garës, por Kroacia arriti që pas vazhdimeve të triumfonte 2 me 1 për të arritur suksesin më të madh deri tash në histori.

“Kemi dëshmuar gjithçka ndryshe prej asaj që kanë folur njerëzit. Sidomos gazetarëve anglezë, analistëve televizivë, ata e kanë nënvlerësuar Kroacinë dhe ky ishte gabim i madh”, ka thënë Modriq për ITV. “Të gjitha këto fjalë i kemi lexuar dhe kemi thënë ‘në rregull, e shohim sot kush do të lodhet’. Siç kam thënë, duhet të jenë më modest, dhe të respektojnë kundërshtarët tjerë. Kjo është”.

Kroacia luan të dielën me Francën në finale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme