Botërori 2018

Umtiti, heroi i radhës i Francës

Descriptive Text

Franca ka shumë fitues potencialë në radhët e veta, saqë në secilën ndeshje të Kupës së Botës në Rusi ka përfunduar me hero të ndryshëm.

Të martën mbrëma radhën e pati Samuel Umtiti, që me golin me kokë e dërgoi Francën në finale të Botërorit. Franca triumfoi në gjysmëfinale ndaj Belgjikës me shifrat 1:0.

Umtiti, që u shpall lojtar i ndeshjes, ende ishte me emocione kur u largua nga fusha.

"Nuk do të kem shumë gjumë sonte. Do të jetë e vështirë të pushoj, por nuk kam nevojë, nuk jam i lodhur. Unë nuk shqetësohem", ka deklaruar Umtiti.

Fitorja e Francës rikujtoi triumfin që "trekolorët" e shënuan ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Botërorit 1998, kur një mbrojtës tjetër ishte hero. Atëbotë ishte Lillian Thuram. Më pas Franca e fitoi atë Botëror. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).