Ëndrrat u shuan, por botërori bashkoi belgët

Ëndrrat u shuan, por botërori bashkoi belgët

12 korrik 2018 11:20

Ëndrra e botërorit për Belgjikën ka mbaruar, por arritja deri në gjysmëfinale në Rusi, ka ndikuar për të bashkuar shtetin e ndarë në baza etnike.

Përfaqësuesja e Belgjikës, të martën mbrëma, u eliminua në gjysmëfinale nga Franca me rezultatin 1:0, transmeton Koha Ditore.

"Ndeshjet e botërorit kanë tubuar të gjithë në Bruksel për t'i përcjellë ndeshjet së bashku. Pra, jemi bërë bashkë me holandezët dhe francezët. Këto janë sinjale se të gjithë jemi të bashkuar", ka thënë studenti Alpha Omba, që ka përcjellë çdo ndeshje të Belgjikës në botëror.

Belgjika është një vend ku jo rrallë vihen në shprehje ndarjet mes flamanëve dhe valonëve. Mosbashkëpunimi i tyre shpesh çon vendin në disa muaj pa Qeveri. Por botërori pati efekt tjetër.

Me gjithë zhgënjimin e madh nga eliminimi, shumica e 11 milionë banorëve janë të kënaqur me paraqitjet e Belgjikës në botëror, duke pasur parasysh se në çerekfinale eliminuan kampionin e pesëfishtë, Brazilin.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme