Si krijohet trofeu i Botërorit

Si krijohet trofeu i Botërorit

12 korrik 2018 08:47

Italia mund të mos jetë në Kupën e Botës këtë vit, mirëpo është e sigurt se një italian ka futur duart në trofe.

Kjo pasi që trofeu kopje bëhet në Paderno Dugnano, një qytet i vogël në afërsi të Milanos, te prodhuesi i trofeve dhe medaljeve "GDE Bertoni", transmeton Koha Ditore.

Çdo katër vjet, punëtorët në fabrikë kanë detyrë të krijojnë një kopje të trofeut që u jepet federatave të përfaqësueses fituese.

Me 36.8 centimetra lartësi dhe peshë 6.1 kilogramë, trofeu origjinal është dizajnuar nga Silvio Gazzaniga në vitin 1971 dhe është prezantuar në Botërorin 1974, të cilin e fitoi Gjermania Perëndimore.

Në pronë të FIFA-s, trofeu origjinal i dorëzohet përkohësisht skuadrës fituese në finale të Kupës së Botës, pasi i shënohet emri i shtetit fitues në bazën e trofeut.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme