Futbollistët rusë kanë përdorur amoniak në botëror

Futbollistët rusë kanë përdorur amoniak në botëror

12 korrik 2018 08:35

Përfaqësuesja e Rusisë është akuzuar se ka përdorur amoniak për të rritur kapacitetin e mushkërive gjatë ndeshjeve të botërorit "Rusia 2018".

Në veçanti, thuhet se rusët amoniakun e kanë përdorur në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Spanjës, të cilën e fituan pas penalltive dhe në ndeshjen çerekfinale ndaj Kroacisë, të cilën e humbën pas penalltive.

Akuzat në lidhje me këtë janë bërë nga gazeta gjermane "Bild", kurse thuhet se janë konfirmuar edhe nga mjeku i ekipit të Rusisë.

Mjeku Eduard Bezuglov ka thënë se futbollistët e Rusisë kanë nuhatur amoniakun para ndeshjeve, gjë që ndihmon dukshëm në frymëmarrje dhe nuk konsiderohet si doping.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme