Kane: Kemi tejkaluar pritshmëritë, humbja dhemb Foto: Reuters

Kane: Kemi tejkaluar pritshmëritë, humbja dhemb

11 korrik 2018 23:41

Sulmuesi anglez, Harry Kane thotë se humbja e Anglisë ndaj Kroacisë krijon shumë dhimbje, megjithatë thekson se skuadra që ai udhëhoqi ka tejkaluar pritshmëritë në Botërorin Rusia 2018.

“Tre Luanët” arritën të kualifikohen në gjysmëfinale, për t’u eliminuar sot nga Kroacia që arrin finalen pas fitores prej 2 me 1 në vazhdime, transmeton Koha.net.

“Është e vështirë, dhe jemi të thyer, punuam aq shumë dhe fansat ishin fantastik”, është shprehur kapiteni i Kombëtares së Anglisë për ITV Sport. “Ishte një ndeshje e vështirë, me shanse 50-50, me siguri se do ta shikojmë ndeshjen dhe ka gjëra që kemi mund t’i bëjmë më mirë. Dhemb, dhemb shumë, por mund të mbajmë kokat lartë – kemi arritur shumë më tepër se sa që kanë menduar njerëzit”.

Ai thotë se ndihen shumë krenarë për këtë që kanë arritur.

“Ka qenë fantastike të arrinim këtu, por donim të fitonim. Kjo tregon se mund të jemi këtu, që mund të fitojmë ndeshjet me eliminime, të arrijmë gjysmëfinalen dhe hapi tjetër duhet të jetë që të shkojmë edhe pak më lartë. Kjo që kemi krijuar është fantastike, jemi krenarë me arritjen tonë, por donim edhe më shumë dhe jemi të trishtuar që nuk mundëm t’iu dhurojmë fansave një finale”, është shprehur Kane.

Përkundër humbjes së sotme, Anglia do të luajë për vend të tretë ndaj Belgjikës të shtunën në Shën Petersburg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme