Kroacia në finale, Anglia lufton për vend të tretë Foto: Reuters

Kroacia në finale, Anglia lufton për vend të tretë

11 korrik 2018 19:00

22:40 - Kroacia i është bashkuar Francës në finalen e Botërorit “Rusia 2018”, duke e eliminuar në gjysmëfinale Anglinë. 

Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, i cili me një goditje të bukur e mposhti Subashiqin, transmeton Koha.net.

Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perishiq i cili me një goditje me kokë çoi topin në rrjetë në minutën e 68 pas asistimit nga Vrsaljko.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt, dhe ishin vazhdimet që e vendosën finalistin.

Në vazhdime më efikase ishte Kroacia, që arriti të shënojë në minutën e 109 përmes yllit të Juventusit, Mario Manxhukiq.

Manxhukiq shënoi pas asistimit nga Ivan Perishiqi. Kjo është arritje historike për kombëtaren e Kroacisë, e cila për herë të parë arrin të kualifikohet në finale të një Botërori.

Në finale Kroacia do të përballet me Francën, kurse Anglia do të luajë ndaj Belgjikës për vend të tretë.


Manxhukiq i jep epërsinë Kroacisë

22:22 - Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë.

Ishte Mario Manxhukiq që i dha epërsinë Kroacisë në minutën e 109.

 


 

 


S’ka fitues në kohën e rregullt Kroaci – Angli, në vazhdime

21:50 - Kroacia e Anglia nuk kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale në kohën e rregullt.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë, dhe ndeshja tani shkon në vazhdime.

Trippier kishte kaluar në epërsi Anglinë me një goditje shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë.

Kurse kroatët barazuan shifrat në minutën e 68 përmes Ivan Perishiqit. I cili shënoi pas asistimit nga Vrsaljko.

Nëse s’do të ketë fitues as pas vazhdimeve atëherë do të jenë penaltitë që do ta vendosin finalistin e dytë të Botërorit “Rusia 2018”.


Kroacia barazon shifrat

21:27 - Kroacia ka barazuar shifrat ndaj Anglisë, në minutën e 68.

Ishte Ivan Perishiq që dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas një krosimi nga Vrsaljko.

 


 

 


Pjesa e parë përfundon me epërsinë e Anglisë

20:48 - Ka përfunduar pjesa e parë e gjysëmfinales ndërmjet Koracisë dhe Anglisë, me epërsinë e kësaj të fundit.

Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.


Anglia e nis me supergol sfidën ndaj Kroacisë

20:07 - Anglia e ka nisur për mrekulli sfidën gjysmëfinale ndaj Kroacisë.

Ishte Kieran Trippier që shënoi supergol nga gjuajta e lirë në minutën e pestë, transmeton Koha.net.

Fituesi i këtij takimi në finale të Botërorit luan ndaj Francës.

 


 

 


Formacionet zyrtare, Kroaci – Angli

Kroacia dhe Anglia kanë publikuar formaionet zyrtare për gjysmëfinalen e Botërorit “Rusia 2018”.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet me fillim prej orës 20:00.

Fituesin e pret përballja me Francën në finale, të dielën më 15 korrik.

Formacionet:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme