Kroacia e Anglia kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin përrallor

Kroacia e Anglia kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin përrallor

11 korrik 2018 08:22

Dy përfaqësueset që kanë pritur shumë gjatë për të fshirë kujtimet e humbjeve në gjysmëfinale të Kupës së Botës, takohen ndërmjet vete të mërkurën në Moskë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të botërorit "Rusia 2018".

Kroacia e Anglia kështu, më në fund, e kanë rastin për të bërë një hap tutje. Ndeshja luhet në stadiumin "Luzhniki" nga ora 20:00.

Paraqitja e fundit e Anglisë në këtë fazë ishte në Botërorin e vitit 1990, kur humbi pas penalltive nga Gjermania Perëndimore në Torino. Tetë vjet më pas, në botërorin e parë si shtet i pavarur, Kroacia në gjysmëfinale pësoi nga Franca nikoqire, që më pas e fitoi botërorin.

Derisa shumë njerëz nëpër botë vlerësojnë se rrugëtimi i papritur i Kroacisë deri në gjysmëfinale ishte sukses i madh, brenda shtetit kroat shumë njerëz ndajnë mendimin e përzgjedhësit të atëhershëm Miroslav Blazheviq se ajo humbje në gjysmëfinale ishte një mundësi e humbur. Edhe Anglia, që në përbërje kishte Gary Linekerin e Paul Gascoignen, vlerësonte se ka mundur të shkonte deri në fund në atë botëror të 28 vjetëve më parë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme