Botërori 2018

Zvicra e vendosur të bëjë hapin e madh

Kanë kaluar 24 vjet prej se Suedia ka fituar ndeshje të fazës nokaut në Kupë të Botës, ndërsa Zvicra nuk ka shënuar gol në këtë fazë që nga botërori i vitit 1954. Por me gjithë të kaluarën e limituar, të dy përfaqësueset do të kenë ambicie reale për të kaluar në çerekfinale të botërorit "Rusia 2018".

Ndeshja e një të tetës së finales mes Suedisë e Zvicrës luhet të martën (sot) prej orës 16:00 në stadiumin në St. Petersburg, shkruan Koha Ditore.

Zvicra, që është e gjashta në ranglistën e FIFA-s, është përfaqësuesja më së larti e ranguar në pjesën e poshtme të shortit, derisa Suedia në ndeshje futet e trimëruar pas fitores impresive me shifrat 3:0 ndaj Meksikës. Për Suedinë kjo ishte fitorja më e madhe në Kupë të Botës që nga viti 1994.

Suedezët kishin vetëm 24.5% posedim ndaj Gjermanisë dhe 33.5% ndaj Meksikës. Ata janë të lumtur të qëndrojnë prapa dhe të luajnë me kundërsulme. Kjo mënyrë mund të mos kënaqë perfeksionistët, por mesfushori Albin Ekdal nuk është i brengosur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)