Botërori 2018

Pse ka ndryshuar orari i ndeshjeve në Kampionatin Botëror

Descriptive Text

Sot fillojnë ndeshjet e xhiros së fundit të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Duelet do të zhvillohen në të njëjtin orar për arsyen e vetme që përfaqësueset mos të bëjnë llogari për të nxjerrë rezultatin që duan.

Në botërorin e vitit 1982, Gjermania dhe Austria “fiksuan” ndeshjen në mënyrë që të dyja skuadrat të kalojnë në rundin tjetër.

Gjermanët fituan me rezultat 1-0 dhe në këtë mënyrë eliminuan Algjerinë që kishte një skuadër shumë të mirë.

Prej asaj kohe, FIFA ka vendosur që ndeshjet e fundit të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Ndeshjet e sotshme Uruguai – Rusia dhe Arabia Saudite – Egjipti, do të zhvillohen nga ora 16:00, si dhe ndeshjet Spanja – Morocco dhe Irani – Portugalia nga ora 20:00.

Image