Botërori 2018

Diplomati gjerman habitet se si dikush mund të ofendohet nga festa e Xhakës dhe Shaqirit

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel i ka dalë në mbrojtje dyshes shqiptare te kombëtarja e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka që festuan golat ndaj Serbisë me shqiponjë.

Reichel ka shkruar në Facebook se nuk mund ta kuptojë se përse dikush duhet të ofendohet se dy lojtarë të Zvicrës kanë bërë simbolin shqiptar në festimin e golave, ai thotë se s’ka asgjë të keqe të ndihesh krenar për origjinën, transmeton Koha.net.

“Nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të ofendohet sepse dy lojtarë të Zvicrës kanë bërë shenjën e shqiponjës së Shqipërisë pas golave të tyre. Simboli i shqiponjës dy krenare është në flamurin e Shqipërisë (dhe në disa të tjerë). Duke e bërë shenjën nuk ka aspak dallim se me e shfaq flamurin. Dhe flamujt janë shfaqur në secilën ndeshje ndërkombëtare. Aspak nuk është gabim me qenë krenar për vendin tënd, ose origjinën tënde”, ka shkruar ai.