Botërori 2018

Gazetari zviceran solidarizohet me Shaqirin e Xhakën – e bën shqiponjën në TV

Në kohën që po vazhdon fushata serbe kundër futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, në Zvicër vazhdon solidarizimi me ta, raporton Koha.net.

Gazetari i sportit të televizonit publik zviceran, Piere Pollier, ka bërë shqiponjën në fund të një transmetimi nga Rusia, duke thënë se qëndron prapa futbollistëve që festuan në këtë mënyrë.

Ndërkohë, gazeta më e madhe zvicerane, Blick gjithashtu ka nisur një fushatë ku i ka ftuar lexuesit e saj të dërgojnë fotografi duke e bërë gjestin me shqiponjën shqiptare.